Ekspertet: Efekt i pandemisë, por duhen marrë masa për ta ulur

Në fund të vitit 2020 deficiti i skemës së pensioneve arriti në 506 milionë dollarë, duke kapur nivelin më të lartë që prej nisjes së zbatimit të reformës së re në këtë fushë.

Shpenzimet e qeverisë për dhënien e pensioneve ishin 1.34 miliardë dollarë, 2.2% më shumë se në 2019-n, ndërsa kontributet për pagesën e sigurimeve shoqërore ranë për herë të parë që prej vitit 2016.

Ekspertët e ekonomisë e lidhin këtë dukuri me efektet e pandemisë së Covid-19, ku shumë persona humbën vendin e punës i punës, e në shumë sektorë të ekonomisë pati ulje të pagave. 

Por pavarësisht kësaj, profesor Adrian Civici thotë se reforma e nisur në sistemin e pensioneve nuk duhet lënë në mes, por duhet të plotësohet edhe me ngritjen e shtyllave të tjera, siç janë pensionet private e vullnetare.

Një tjetër faktor që mban të lartë deficitin e skemës, ku çdo vit qeveria jep para shtesë për dhënien e pensioneve, është edhe informaliteti i lartë në deklarimin e punonjësve dhe pagave, si dhe kultura e ulët e pagesës vullnetare për pensionet në fshat.

Ekspertët thonë se reformimi i sistemit duhet të ndodhë shpejt, pasi po përkeqësohet edhe nga dukuria e largimit të të rinjve që janë forca kryesore e punës.

Tv Klan