Përshkallëzohet më tej lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Uashingtoni lajmëroi fazën e tretë dhe më të madhe të tarifave kundrejt mallrave kineze, që kapin vlerën e 200 miliardë dollarëve.

Në total nga masat e ashpra preken të paktën 6 mijë produkte aziatike, kryesisht industria ushqimore dhe ajo e tekstileve.

Presidenti Donald Trump i cilëson të padrejta marrëveshjet tregtare të lidhura me vendin aziatik. Më herët SHBA-të vendosën tarifa për mallra që kapnin në total 50 miliardë dollarë, ndërsa Trump kërcënon se do të mbulojë me tarifa të gjithë importin kinez, plot 500 miliardë dollarë.

Tv Klan