Thellohet tragjedia për familjen Gjoka në Gajush të Lezhës e cila u godit nga shpërthimi i gazit në hotelin e tyre në plazhin e Velipojës në 4 Korrik të këtij viti.

Pas 2 vajzave dhe nënës ka ndërruar jetë ditën e sotme në një spital të Italisë edhe djali 12-vjecar i familjes, Enriko, i cili nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra. Gjendja e tij shëndetësore ishte e stabilizuar por u përkeqësua ditët e fundit.

Pak ditë më parë humbi jetën në spitalin ku po merrte trajtim edhe nëna e tij Alketa Gjoka 40 vjeç. Në fillim të muajit Gusht nuk i mbijetuan dot as dy vajzat e familjes Danjela 19 dhe Klarisa 15 vjeçe.

Nëna me 3 fëmijët e saj po bënin përgatitje për të pritur vizitorët në hotelin e tyre kur një bombul shpërtheu duke u shkaktuar atyre djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

Katër anëtarët e familjes Gjoka u transportuan fillimisht në Spitalin e Shkodrës, më pas në QSUT ndërsa pak ditë pas shpërthimit u dërguan drejt Italisë për mjekim më të specializuar.

Vetëm kryefamiljari nuk u lëndua pasi në momentin që ndodhin ngjarja ishte në Itali.

Tv Klan