Pasuria e themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, veçse vjen duke u rritur. Llogaria e tij bankare ka shkuar në 100 miliard Dollarë pas lëshimit të një opsioni të ri për video në Instagram.

Të mërkurën, Facebook njoftoi lëshimin e versionin amerikan dhe kundërshtar të TikTok-ut që quhet Reels. Aksionet e gjigandit teknologjik u rritën me 6% të enjten.

Në kompani, Zuckerberg zotëron 13% të aksioneve. Ai i bashkohet Jeff Bezos dhe Bill Gates, të cilët e kanë kaluar shifrën e 100 miliardëve Dollarëve pasuri.

Drejtuesit e kompanive teknologjike kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak se pasuritë e tyre kanë ardhur duke u rritur pavarësisht kufizimeve.

Përkundrazi Facebook, Amazon, Apple dhe Google kanë qenë përfituesit më të mëdhenj nga pandemia e koronavirusit pasi njerëzit blenë më shumë online si dhe kalonin kohën më të madhe në internet.

Këtë vit, Zuckerberg e rriti pasurinë me 22 miliardë Dollarë, ndërsa Bezos me 75 miliardë Dollarë sipas Bloomberg./tvklan.al