Bashkëthemeluesit e rrjetit social Instagram, Kevin Systrom dhe Mike Krieger, do ta lënë të dy kompaninë.

Systrom, shefi ekzekutiv i aplikacionit, tha se po largoheshin për të “eksploruar kureshtjen dhe kreativitetin”.

Instagram, i cili u ble nga Facebook në vitin 2012 për 1 miliard dollarë, tashmë ka më shumë se një miliard përdorues.

Largimi i tyre vjen në një kohë ku marrëdhëniet mes bashkëthemeluesve të Instagramit dhe bordit udhëheqës të Facebook janë të tensionuara.

Gazetari i BBC Dave Lee në Amerikën e Veriut, thotë se popullariteti i Instagram është rritur në një periudhë ku përdorimi i Facebook ka ngecur.

Kjo ka vënë nën presion Facebook-un, i cili po shton veçori të reja në mënyrë që të tërheqë sa më shumë përdorues.

Kevin Systrom dhe Mike Krieger themeluan Instagram në vitin 2010 dhe vazhduan të punojnë në kompani edhe pasi u ble nga Facebook./tvklan.al