Theo Hernandez pritet të largohet nga Milani në merkaton e verës. Mbrojtësit francez i skadon kontrata në vitin 2026 dhe ka një ngërç në bisedimet për rinovimin e saj.

Në këtë situatë, mundësitë që lojtari të ndryshojë ekip janë shumë të mëdha. Madje duket se dhe ai vetë dëshiron të largohet nga kuqezinjtë.

Sipas asaj që raportohet nga “Marca”, Theo është vetëofruar te Real Madrid, klub ku ka luajtur edhe në fillimet e tij.

Madrilenët janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë, por francezi i Milanit nuk është në prioritetet e klubit.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme, kur të filojë nga puna edhe trajneri i ri, Xabi Alonso.

/tvklan.al