Theo Hernandez pritet të jetë një nga lojtarët e larguar në merkaton e verës te Milani. E ardhmja e francezit shpesh është lidhur me klube të mëdha, ndërsa së fundmi në skenë ka dalë edhe Juventusi.

“TeleLombardia” raporton se klubi torinez ka bërë një ofertë konkrete për mbrojtësin e majtë dhe po punon për arritjen e një marrëveshje.

Lëvizja megjithatë është e lidhur me shitjen e Andrea Cambiaso, i cili kërkohet nga Manchester City. Një kalim i Theo Hernandez te Juventusi nuk do të pritej aspak mirë nga tifozët kuqezi, për shkak të rivalitetit me Juventusin.

Kjo do të bënte që marrëdhëniet mes tyre dhe drejtuesve të përkeqësoheshin edhe më shumë.

Te Milani do të zhvillojnë sezonin e parë pa Europë pas 9 viteve dhe për këtë arsye priten ndryshime të mëdha në verë.

/tvklan.al