Ministrja e Brendshme britanike, Theresa May, fitoi bindshëm në raundin e parë të garës për kreu e Partisë Konservatore, e për rrjedhojë për kryeministrin e ardhshëm të Britanisë së Madhe.

Ajo mori 165 nga 329 vota apo 50% të mbështetjes nga deutetët e konservatorë.

Në vend të dytë u rendit sërish një grua, Ministrja e Energjisë Andrea Lidsom, e cila mori 66 vota apo rreth 20% të totalit.

Vetëm vendi i tretë për një nga pretendentët e garës, ministrin e Drejtësisë Majkëll Gov, i cili bëri një sërë deklaratash kundër shqiptarëve në fushatën për referendumin e 23 Qershorit.

Theresa May shihet nga komentatorët politikë në Britaninë e Madhe si personi i duhur për të pasuar David Cameron. Ajo është cilësuar si “Margareth Thatcher e re”.

Raundi i dytë i garës zgjedhjeve do të bëhet më 9 shtator dhe përballë do të jenë vetëm dy kandidatë.

Tv Klan