Një djalë 15-vjeçar është therur në oborrin e shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Wolverhampto, Britani.

Keelan Wilson u gjet i therur, pas një debati që kishte pasur me shokët e tij në rrugën Langley, Merry Hill, rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së martës.

Edhe pse ai u dërgua menjëherë në spital, fatkeqësisht nuk mundi dot të shpëtonte. Wilson ndërroi jetë disa orë më vonë. Policia nisi menjëherë hetimet për vrasjen e tij.

Foto: Keelan Wilson me nënën e tij

Gjyshi i tij, George Ellitts ka thënë se ai ishte një engjëll dhe do e vuajë shumë ndarjen nga jeta të nipit. “

Për mua, ai ishte një engjëll. Në do iknim javës tjetër me pushime në Egjipt”

, ka thënë gjyshi i  tij.

Ellitts tha se nëna e të riut Kelly, jetonte  vetëm pak metra nga skena e sulmit dhe është në gjendje të rëndë psikologjike.

Chris Mallett, zyrtar i policisë tha se ata do të bëjnë të pamundurën për të zbuluar ngjarjen dhe për të mësuar se kush është autori i këtij krimi të rëndë.

“Një djalosh i ri ka vdekur tragjikisht dhe jemi të vendosur të zbulojmë se pse ka ndodhur dhe kush e kreu vrasjen”.

Nga kjo ngjarja gjithashtu ka mbetur i plagosur dhe një taksist. Ai është lënduar në dorë dhe është dërguar menjëherë në spital, shkruan BBC.

Fqinjët gjithashtu i kanë thënë BBC-së se kanë dëgjuar zhurma mbrëmjen e së martës, afër mesnatës.

/tvklan.al