Shkodër- Operacioni policor “Gjurmimi”, vuri në pranga një të dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Ilir Bajrami 40 vjeç, banues në Shkodër ka vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasin grek më 15.08.2001 në Athinë, Greqi.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.35, datë 11.04.2017, ka njohur vendim e autoriteteve të drejtësisë greke ku Bajrami është i dënuar me 25 vite burg.

Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale  “Vrasja me paramendim”.

/tvklan.al