Theri të dashurën 11 herë me thikë, shqiptari: E bëra për dashurinë

Roland Bushi

Theri të dashurën 11 herë me thikë, shqiptari: E bëra për dashurinë

10:50 06/09/2019

Itali- “E bëra për dashurinë” . Kështu ka thënë para trupit gjykues shqiptari Roland Bushi i cili tre ditë më parë në Abruzzo qëlloi me thikë të dashurën e tij, duke e plagosur rëndë.

Sipas mediave italiane mësohet se 27- vjeçari pas një debati ka qëlluar me thikë 11 herë në trup të dashurën e tij moldave, 33 vjeçaren Aliona Oleinic. Ditën e djeshme i riu doli para trupit gjykues në Chieti ku pranoi ngjarjen dhe tha se i vinte keq që kishte kryer atë veprim.

Shqiptari, i cili punonte si murator, deklaroi se ai nuk kishte shkuar në shtëpinë e të dashurës për ta vrarë, por dëshironte të fliste me të, pasi kishin disa ditë që nuk komunikonin.

Sipas rrëfimit të tij, të martën në mëngjes para se të shkonte në punë Rolandi vendosi të shkonte në shtëpinë e Alionas. Kjo e fundit ka refuzuar të flasë por shqiptari ka hipur mbi portë dhe ka hyrë në oborrin e shtëpisë dhe në përpjekje e sipër për ta bindur atë të flasë e ka qëlluar me një thikë duke i shkaktuar plagë të rënda.

Çifti ishin njohur 8 muaj më parë në rrjetin social Facebook. Moldavia punonte si kameriere në një lokal dhe shqiptari ishte klient i rregullt. Referuar mediave italiane mësohet se shqiptari shpenzonte shumë të mëdha parash për ta bërë për vetë, moldaven.

Shqiptari është lënë në burg dhe akuzohet për tentativë vrasje./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
UKT