Mes 500 veprave që mbajnë firmën e autorëve të huaj, “Duka i Burgonjës”, ndryshe Luigji i 14-të përbën një nga të çmuarat e Galerisë Kombëtare të Arteve. E rinxjerrë së fundmi bashkë me 39 të tjera nga fondi i shtëpisë së arteve pamore, ajo mban autorsinë e francezit Rigo, një nga piktorët më të njohur të periudhës klasike.
Ajo që bën kuriozitet është mënyra sesi kjo pikturë u gjend në Shqipëri.
“Duka i Burgonjës” është vepra e cila ka historinë më të saktë. Krah saj në ekspozitën që evokon 400 vite art nga 1500 deri në 1900 prezantohet për publikun kryesisht shkolla italiane. Koleksioni prej 40 pikturash me një kosto prej më pak se 500 euro do të jetë i vizitueshëm deri në 18 maj.
Tv Klan