Mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut derdhet liqeni i Ohrit. Ai është më i thelli dhe një ndër më të vjetrit në Europë. I njohur për diversitetin e madh, liqeni i Ohrit është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Uji i kristaltë ngjyrë smeraldi është shtëpia e 212 specieve të njohura bimësh dhe kafshësh. Një prej tyre është edhe korani. Luspa e këtij peshku është përbërësi kryesor që përdoret për të bërë thesarin më të famshëm të zonës, perlat e Ohrit.

BBC shkruan se për rreth 100 vjet janë vetëm dy familje, të cilat janë njohur për prodhimin e perlave në Ohër, familja e Talevëve dhe ajo e Filevëve. Ndryshe nga perlat e zakonshme, ato të Ohrit krijohen nga guackat.

Ato merren në tokë dhe bëhen në topa të madhësive të ndryshme. Më pas nga luspat e peshkut krijohet një ngjitës. Pastaj ky ngjitës u shtrohet të paktën 8 shtresa topave duke u dhënë shkëlqimin karakteristik.

Çdo shtresë duhet të thahet përpara se të vendoset tjetra. Prandaj vetëm njëra merr kohë 45 minuta deri në 1 orë për t’u aplikuar. Dy familjet që i prodhojnë perlat e kanë lënë mister procesin tjetër të punës.

Historia e perlave të Ohrit daton në vitin 1920, kur një emigrant rus ia tregoi teknikën dy familjeve. Që prej atëherë, familja Talev dhe ajo Filev e kanë kaluar procesin e prodhimit të tyre gojarisht nga babai te djali. Familja Talev pretendon se perlat e Ohrit zgjasin përgjithmonë.

Perlat e Ohrit janë vënë edhe nga Mbretëresha Margrethe II e Danimarkës, Mbretëresha Elizabeth II dhe Princesha Diana./tvklan.al