Një 22- vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi nuk ka respektuar arrestin shtëpiak, raportojnë mediat vendase. I riu, banor i Misano Adriatico ishte nën masës arrest shtëpie që prej muajit Korrik, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Ai u arrestua mbrëmjen e së hënës, nga karabinierët e Misanos sepse nuk ishte duke ndjekur kushtet e vendosura nga Gjykata.

Karabinierët verifikuan lëvizjet e 22- vjeçarit dhe i komunikuan ato pranë Autoritetit Gjyqësor që lëshoi urdhrin e ndalimit./tvklan.al