Ibrahimoviç një hap larg rinovimit me Milan

Thiago Silva është një lojtar i Chelsea. Pas kampionatit italian dhe atij francez mbrojtësi brazilian zgjodhi atë anglez. 35-vjeçari firmosi për 1 sezon te Blutë Londrës që nuk paguan asgjë te Paris Saint Germain, pasi lojtarit i kishte përfunduar kontrata.

Thiago Silva luajti në Francë për 8 vite duke fituar 23 trofe. Zlatan Ibrahimoviç duket se ka mbetur vetëm të vendosë për numrin e fanellës për sezonin e ardhshëm te Milan.

Sulmuesi 38-vjeçar postoi në profilin e tij në Twitter një foto të ripunuar në pjesën e pasme, një sinjal që do ta shikojmë sërish me Milan. Mediat në Itali e japin të sigurtë qëndrimin për lojtarin që erdhi janarin e kaluar te Milan ku shënoi 10 gola në 18 ndeshje të Serie A.  

Tv Klan