Mediat në Francë shkruajnë se nuk do t’i rinovohet kontrata

Pas 8 vitesh te Paris Saint Germain, Thiago Silva pritet të largohet. Sipas gazetës “L’Equipe”, drejtori sportiv Leonardo i ka thënë 35-vjeçarit brazilian se nuk do të ketë një rinovim të kontratës që përfundon në 30 Qershor.

Te Paris Saint Germain, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit, fitoi gjithçka në Francë, 21 trofe në total por asgjë në Europë. Në këtë pikë mbrojtësi mund të kalojë te skuadra e re me parametër zero. Milan dhe Everton janë ekipet e interesuar për Thiago Silva.

Te klubi italian ai është aktivizuar nga 2009 deri në 2012 ku fitoi edhe kampionatin dhe Superkupën e Italisë, ndërsa Carlo Ancelottin e ka patur trajner si te Milan dhe te Paris Saint Germain. Përvoja e Thiago Silva do të shërbente si në Serie A dhe në Premier League.

Tv Klan