Futbollistët e Panamasë festuan me Thierry Henry në tribunë pas një fitoreje dramatike në minutën e fundit kundër SHBA-së.
Ylli francez i futbollit ishte në stadiumin SoFi në LA, në rolin e komentatorit.
Kur Cecilio Waterman realizoi rrjetën e fitores në shtesë, ai u përfshi në një episod të papritur,
Pasi shënoi, sulmuesi bëri një sprint, kaloi tabelat e reklamave dhe u ngjit në skenën e improvizuar të medias amerikane.
Ai i tha Henry-s “ Ti je idhulli im! Ti je idhulli im!” e më pas e përqafoi legjendën e Arsenalit.
Në vazhdim, në këtë festime u bashkuan edhe futbollistë të tjerë të Panamasë.
Pas takimit, futbollisti i Panamasë i dhuroi Henry-s fanellën e tij të nënshkruar, dhe dyshja u përqafuan përsëri.
Ish-sulmuesi i njohur i premtoi lojtarit se do t’i dërgonte atij një fanellë të Arsenalit në këmbim.
Ky veprim mori vlerësimin e shumë fansave në rrjetet sociale.
Waterman, 33 vjeç, është një sulmues i cili ka luajtur gjatë karrierës së tij 15 vjeçare për dhjetë klube të ndryshme në Amerikën e Jugut.
Ai ka realizuar 11 gola për Panamanë në 41 paraqitje, ndërsa mungoi në Kupën e Botës 2018 në Rusi.
Klan News