Paraqitja e shkëlqyer e Belgjikës në Botërorin e Rusisë ishte edhe për faktin se në stafin drejtues të kësaj kombëtareje bën pjesë një figurë e njohur si Thierry Henry.

Përshtypje të mira për zv/trajnerin e Belgjikës janë krijuar në Angli. Aston Villa e ka në listë për drejtimin e pankinës. Mediat në Angli shkruajnë se pronarët e rinj të klubit duan të investojnë shuma të mëdha në lojtarë dhe staf teknik për t’u rikthyer në Premier League.

Pritet mendimi i francezit, nëse tashmë pas eksperiencës së botërorit me një kombëtare, ai do të kishte ambicie të merrte drejtimin e një klubi. Pak ditë më parë ai deklaroi se e ka një dëshirë të tillë, por me siguri do të shohë.

Tv Klan