Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën pasditen e së hënës në Udine të Italisë, pas një sherri me thikë me një bashkëkombës. Viktima është një 18-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë publik nga mediat fqinje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e San Domenico, në një qendër pritjeje. 18-vjeçari u godit nga një 17-vjeçar, po shqiptar, i cili qëndronte në komunitetin Don De Roja.

Sipas të dhënave të para, një përplasje verbale mes palëve çoi në përdorimin e thikës. Adoleshenti e goditi 18-vjeçarin në kraharor, duke i shkaktuar plagë të rënda. I riu u dërgua me urgjencë në spital, ku dhe ndërroi jetë pak pas orës 18:30 të së hënës./tvklan.al