Pacienti kërkon age për sëmundjen e rrallë, Ministria: Bëni kërkesë me shkrim

Në Qershor të vitit 2019, emisoni “Stop” në Tv Klan trajtoi problematikën e qytetarit Sabri Ceka nga Elbasani. Ai vuan nga një sëmundje e rrallë e quajtur Hemofili A. Medikamentin që përdor e merr nëpërmjet disa ageve të veçanta, të cilat mungojnë në tregun farmaceutik shqiptar.

Por një vit më parë, falë ndërhyrjes së emisionit Stop, pati një reagim nga drejtori i QSUT-së, i cili i siguroi disa age privatisht për qytetarin Sabri Ceka, si dhe nga mjekë shqiptarë që punojnë në Gjermani.

Sot jemi përballë të njëjtit shqetësim. Qytetarit i kanë mbetur 2 aget e fundit dhe ka nevojë për të tjera.

Sabri Ceka: Para një viti e thirra emisionin Stop ku unë isha në një hall, bëhet fjalë për një age e cila këtu në Shqipëri nuk ekziston sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Me ndihmën e emisionit Stop të një viti më përpara, u bë e mundur ndihma e mjekëve dhe infermierëve nga jashtë vendit. Unë sërish pas një viti jam po në të njëjtin hall, ku kjo age këtu nuk gjendet. Edhe pas transmetimit të emisionit Stop të një viti më parë, shteti më rimburson këtë medikament, ku një flakon nga kjo shkon rreth 771 Euro, unë dua 4 copë në javë, dhe nuk më mundëson një age që kushton 17 Euro njëra. Këto janë dy aget e fundit.

Gazetari i emisionit Stop shkoi pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe kërkoi takim me specialistin. Por, aty u ndesh me burokracinë dhe përgjigjen standarde të institucioneve, që të bënte kërkesë me shkrim. Ndërkohë që, nga ana tjetër, një qytetar i sëmurë rrezikon jetën teksa punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë shqyrtojnë kërkesat me shkrim.

Debati mes gazetarit të Stop dhe punonjëseve të Ministrisë së Shëndetësisë u tensionua, aq sa këto të fundit kërkuan “grupin e gatshëm” të policisë për të nxjerrë nga ambienti i institucionit një gazetar dhe një operator.

Gazetari: Në këtë rast, nuk mund të pranoj kërkesë me shkrim. Kërkoj një specialist!

Punonjësja: Me mua jo, me mua jo! Djali, dil përjashta! (kameramanit)

Gazetari: Mos prek me dorë!

Punonjësja: Kaloni atje dhe përgjigjem unë!

Gazetari: Jo! Unë kërkoj një specialist…! A mund të shkojmë…?

Punonjësja: Jo, jo!

Gazetari: Ti lajmëro kë të duash!

Punonjësja: Fike kamerën!

Gazetari: Rasti është specifik.

Punonjësja: Kalo atje dhe do të të përgjigjem unë!

Gazetari: Jo, atje nuk kaloj më unë, se nuk do hyj dot më. Jo! Ky është një institucion shtetëror. Sipas të drejtës së informimit … Atëherë, po pres këtu.

Punonjësja: Andej nga krahu tjetër!

Gazetari: Jo!

Punonjësja: Jeni rast i vecantë, që hyni kështu pa të drejtë, për të hyrë në institucion.

Gazetari: Unë nuk mund të pres…Mos e kap me dorë djalin!

Punonjësja: Dil përjashta! Ka recepsion.

Gazetari: Unë nuk dal!

Punonjësja: Bëj kërkesën me shkrim dhe do t’ju vihet në dispozicion!

Gazetari: Jo! Bëhet fjalë për një jetë njeriu.

Punonjësja: Çfarëdo, që të jetë zotëri! Komunikohet njerëzisht, nuk komunikohet kafshërisht!

Gazetari: Ku e patë sjelljen kafshërore? Mund të na vini në dispozicion specialistin? Mund të përgjigjeni ju?

Punonjësja: Të lutem, unë nuk di…Nuk mund të të përgjigjem unë.

Gazetari: Shumë bukur! Më nxirrni specialistin!

Punonjësja: Kërkoje aty, ku duhet kërkuar!

Gazetari: E kërkova aty dhe e hodha poshtë kërkesën me shkrim, nuk e bëj! Pikë!

Punonjësja: Nuk je lejuar të filmosh brenda. Po filmon ai, cfarë po bën?

Gazetari: Ky nuk është “bodyguardi” im. Është kameramani, kurse unë jam gazetari, kam një mikrofon.

Punonjësja: Nuk është specialisti.

Punonjësja: Nuk është specialisti, të dalin zotërinjtë.

Gazetari: Po pse, kur nuk është specialisti, duhet të dalin zotërinjtë?

Punonjësja: Thirr grupin e gatshëm!

Gazetari: Jo të gatshmit, por edhe super të gatshmit, se nuk mund të… Unë vij edhe lart më mirë, për të kërkuar specialistin, duke qenë se ju…

Punonjësja: Rri aty të lutem, rri aty!

Gazetari: Mos prek me dorë!

Punonjësja: Rri aty! Rri aty, dil përjashta!

Gazetari: Mos prek me dorë dhe nuk ke të drejtë!

Punonjësja: Nuk je këtu në ambient kafshësh! Zbato rregullat e institucionit!  Thirr grupin e gatshëm, shpejt! Edhe ti cfarë dreqin bën?

Gazetari: Mos e kap fare atë!

Punonjësja: Hajde, dilni përjashta!

Gazetari: Nuk ke të drejtë të bërtasësh!

Punonjësja: Merr leje si gjithë dynjaja! Cfarë ke ti më tepër, se ai zotëria atje, se ai zotëria atje dhe ai tjetri atje?

Gazetari: Moj zonjë, dëgjo këtu!

Punonjësja: Zbato rregullat!

Gazetari: Nuk dal jashtë! Specialistin, e nderuar, këtu! Vazhdo bërtit!

Bërtit! Kjo është Ministria e Shëndetësisë? Nuk zbatoj asnjë rregull!

Punonjësja: Po kush je ti, që nuk zbaton rregullat?

Gazetari: Unë jam gazetari, vij me një mikrofon…

Punonjësja: E ku është e shkruar, që gazetari nuk zbaton rregullat?

Gazetari: Moj zonjë, po ju e lini qytetarin të vdesë! Kjo ju intereson?

Punonjësja: Ku është qytetari, që po vdes? Ti je ai, që po e lë qytetarin të vdesë, që nuk zbaton rregullat!

Gazetari: Ka 1 vit…

Punonjësja: Ku është qytetari?

Gazetari: Ku është qytetari? Po unë cfarë jam këtu? I lini, që të vdesin dhe pastaj dilni dhe thoni, që sistemi…

Punonjësja: Mor zotëri, po cilin specialist kërkon?

Gazetari: Moj zonjë, komunikova me zonjën, ç’punë ke ti, që na prish gjithë këtë punë tani?

( Më në fund vjen edhe specialistja)

Drejtoresha e spitaleve: Përshëndetje! Si jeni?

Punonjësi: Kjo është  drejtoresha, që mbulon spitalet.

Drejtoresha e spitaleve: Do më japësh emër, mbiemër të pacientit, numrin e telefonit, në mënyrë, që ta ndjekim.

Drejtoresha e spitaleve: E kemi ndjekur, se ne kemi bërë, që të mos u mungojnë pjesa e faktorit. Për cështjen e portkatit, do e shikojmë.

Drejtoresha e spitaleve: Madhësia?

Gazetari: G 19.

Gazetari: Lutem shumë, këtij qytetari t’i gjendet rrugëzgjidhje!

/tvklan.al