U kallëzuan për shpërdorim detyre

Prokuroria e Tiranës pritet të marrë në pyetje tre ekspertët e institutit të ndërtimit që vendosën pro shembjes së Teatrit Kombëtar.

Ekspertët janë kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës për shpërdorim detyre nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Mësohet se ata do të paraqiten pranë organit të akuzës ditën e hënë dhe pritet të japin sqarime.

Këta të fundit pretendojnë se ekspertët kanë vendosur pro shembjes së godinës edhe pse nuk kanë kryer asnjë verifikim në terren, por kanë vendosur mbi akt-ekspertimet e kryera më herët.

Tv Klan