Qato u pyet për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë

Në prani të avokatit Vladimir Meçe, ish-drejtuesja e ARRSH-së, Sonila Qato u pyet për dy orë nga hetues të Prokurorisë së Posaçme për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, për të cilin është regjistruar një hetim penal me dyshimet se ka pasur shkelje në procedurat e shpalljes së fituesit.

Pas dëshmisë, Qato duke iu përgjigjur interesit të medias tha se ishte në cilësinë e personit që ka dijeni për procedurat.

“Është një procedurë e cila ka filluar sikurse e dini 3 vjet më parë, me dorëheqjen time nga ARRSH. Një procedurë nga e cila dhashë detaje nga rrethanat e çështjes, në dijeninë time. Procedura e kallëzimit është procedura e Kardhiq-Delvinës. U pyeta në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes”.

SPAK po heton mbi tenderin që kap vlerën e miliona eurove në bazë të dy kallëzimeve për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës dhe “Shkeljes së barazisë në tendera”.

Denoncimet për shkelje në procedurat e tenderit u bën nga një kompani private që ishte skualifikuar nga gara dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit që kallëzoi në 2020 Qaton dhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Prokurori.

Tv Klan