Modelja dhe filantropistja shqiptare nga Mali i Zi, Emina Çunmulaj, u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve në shtetin e vogël ballkanik që të votojnë Forumin Shqiptar në zgjedhjet lokale të 3 Marsit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Çunmulaj, e cila i cilëson këto zgjedhje historike, u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të votojnë për koalicionin e partive shqiptare në Tuz, sepse vetëm ata mund të “mbrojë traditën tonë, kulturën tonë, identitetin tonë kombëtar”.

Miq të dashur përshëndetje! Jam Emina Cunmulaj, dhe uroj që ky mesazh t’ju gjejë mirë kudo ku jeni familjarisht. Në këtë moment dua t’ju marr dy minuta nga koha juaj të shpreh mendimin tim për zgjedhjet historike që do të ndodhin në Malësi me 3 Mars. Si bijë e Malësisë, me trup që jam rrit në atë vend, me zemër, me dashni, me mendjen qe gjithmonë e kam në vendlindje, shpresoj që edhe ju do më bashkangjiteni mua dhe shumicës së malësorëve të Malësisë dhe të votoni numrin 5. Votoni 5-ën sepse 5-a është ajo që do ta mbrojë traditën tonë, kulturën tonë, identitetin tonë kombëtar. Me kënaqësi gjithmonë vij në Malësi, tani që jam nënë i sjell edhe vajzat e mia dhe shpresoj që ju do të votoni për ata që do ta mbrojnë kulturën, identitetin tonë dhe ardhmërinë e fëmijëve tonë. Ju përshëndes, uroj të jeni mirë dhe votoni numrin 5

”, tha Emina Çunmulaj në videon e postuar online nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jeton prej vitesh.

 

View this post on Instagram

 

MALESIA NA BASHKON Votoni 5 @_forumishqiptar_

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Forumi Shqiptar është një koalicion që bashkoi partitë shqiptare ASH, LDSH dhe UDSH nën moton “

Malësia na Bashkon

”. Në zgjedhjet lokale të 3 Marsit do të konkurrojë për të fituar Komunën e Tuzit. /tvklan.al