Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim thotë se ka ardhur koha që të ndërmerren veprime konkrete kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Në një reagim në Twitter, ambasadorja Kim shprehet se këtë luftë kundër krimit dhe korrupsionit do ta realizojë BKH-ja, e konsideruar ndryshe edhe si FBI-ja shqiptare, që do të hetojë korrupsionin nga zyrtarët e lartë.

Është koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është mundësia që të bëhet ndryshimi duke u bërë një hetues special i BKH. Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. Mos u ankoni duke qëndruar, ngrihuni dhe ndërmerrni veprime”, është thirrja e fortë që ambasadorja e SHBA bën për kandidatët që duhet të aplikojnë për të qenë pjesë e BKH. /tvklan.al