Thirrja e Haradinajt në Hagë, reagon Rama

Thirrja e Haradinajt në Hagë, reagon Rama

13:45 20/07/2019

Një ditë pasi Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen e parevokueshme nga posti pasi ishte thirrur për tu marrë në pyetje nga Gjykata Speciale në Hagë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama nuk e përmend emrin e Haradinajt, por u referohet “protagonistëve të UÇK” të thirrur në Hagë.

Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë”, shkroi Rama.

Kryeministri Rama dhe Haradinaj kanë pasur disa përplasje vitet e fundit, të cilat nisën me pikëpamjet e ndryshme për demarkacionin me Malin e Zi dhe u përkeqësuan pas debateve lidhur me taksën ndaj Serbisë.

Në mediat vendase kryeministri i Kosovës pretendoi se Rama i kishte bërë presion madje me shumë se vetë Vuçiç për ta pranuar propozimin e kancelares Merkel dhe Presidentit Macron në samitin e Berlinit për pezullimin e taksës 100 % për mallrat serbe, ndërsa Rama tha se Haradinaj “gënjen që të dalë burrë i mirë”./tvklan.al

Të ngjashme
UKT