Microsoft po i bën thirrje administratës së Trump për të ndryshuar politikën “zero tolerancë” të emigrimit që ndan familjet në kufirin SHBA-Meksisë.

Kompania mori një qëndrim të hënën pasi u konsultua për marrëdhëniet e saj të punës me zyrën e Emigracionit dhe Doganës së SHBA, një agjenci që po zbaton politikën. Kjo zyrë përdor software-n Azure të Microsoft.

“Bashkimi familjar ka qenë një element themelor i politikës dhe ligjit amerikan që nga fundit i Luftës së Dytë Botërore”,

tha kompania.

“Microsoft ka punuar për më shumë se 20 vjet për të kombinuat teknologjinë me sundimin e ligjit për të siguruar që fëmijët të cilët janë emigrantë dhe refugjatë të bashkohen me familjet e tyre. Ne duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë këtë traditë fisnike dhe jo ta ndryshojmë atë tani. Ne i bëjmë thirrje administratës të ndryshojë politikën e saj dhe Kongresit që të miratojë legjislacionin që bën të mundur që fëmijët të mos ndahen nga prindërit e tyre”

./tvklan.al