Çështja e shpërndarjes së vaksinave për të varfrit ka qenë në fokus të koncertit ‘Vax Live” që është mbajtur në Los Angeles ku morën pjesë dhe shumë yje të ekranit dhe artit.

Koncerti që u drejtuar nga këngëtarja Selena Gomez synon që të nxis shtetet e pasura të ndihmojnë ato më të varfra për furnizimin me vaksina.

këtë koncert morën pjesë Prin Harry, këngëtarët Selena Gomez, Jenifer Lopez, Foo Fighters dhe këngëtarë të tjerë të njohur në të gjithë botën.  

Po ashtu në këtë koncert ishin të ftuar dhe shumë aktorë si Ben Affleck, David Letterman, Jimmy Kimmel dhe Sean Penn, dhe të gjithë bënë thirrje për shpërndarje të barabartë të vaksinave në të gjithë botën.

Po ashtu gjatë koncerit u transmetua dhe një video mesazh nga Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden.

Biden tha se ai ishte “duke punuar me udhëheqësit në të gjithë botën për të ndarë më shumë vaksina dhe për të rritur prodhimin“.

Thirrje së “Vax live” iu bashkuan dhe Papa Françesku, Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe Kryeministri Kanadez Justin Trudeau, të cilët në mesazhin e tyre u shprehën se vaksinat duhet shpërndarë në të gjithë botën./tvklan.al