Kjo është biseda e Elona Shulit me të afërmit e saj. Elona bashkë me motrat e saj ndodhet në kampet në Siri, ndërsa shpreh dëshirën për të ardhur në Shqipëri. Gjyshi i saj Dylber Shuli tregon se mbesa i ka thënë se ekipe shqiptare kanë shkuar në kamp por ata nuk kanë mundur ta marrin.

Familja Shuli në Gurras të Pogradecit kishte shpresë se mes 19 të kthyerve në atdhe do të ishin edhe mbesat e tyre.

Janë lodhur nga pritja 8-vjeçare ndaj i kërkojnë autoriteteve që ti ndihmojnë duke i sjellë 3 fëmijët në Shqipëri.

Djali i familjes Shuli, Krenar Shuli u largua drejt Sirisë 8 vite më pare per te luftuar krah shtetit islamik. Ai humbi jetën gjate luftimeve para 5 vitesh, ndërsa bashkëshortja e tij u zhduk duke lënë vetëm në kamp fëmijët e tyre.

Klan News