Fundi i sezonit do të jetë vendimtar për karrierën e Thomas Strakoshës. Portieri shqiptar besohet se do të mbyll aventurën me Lazion për ta nisur larg Serisë A italiane. Përfaqësuesit e gardianit kuqezi duket se kanë rënë dakord për të ardhmen e Strakoshës. Gazeta “La Repubblica” shkruan se 27-vjeçari do të bashkohet me Fulham, skuadër që do të garojë në Premier League sezonin e ardhshëm.

Kalimi i Strakoshës quhet i kryer, por gjithsesi duhet pritur që të vijë njoftimi i vetë lojtarit apo klubit të ri, gjë që do të ndodh pas pak ditësh. Fulham pritet të bëjë disa goditja të mira këtë merkato me qëllim që të sigurojë mbijetesën në sezonin e ri të Premier Ligës dhe një nga këto përforcime do jetë edhe Strakosha. Interes për futbollistin shqiptar ka shfaqur edhe skuadra tjetër angleze Newcastle, por duket se oferta e klubit të Fulham e ka bindur Strakoshën që të nisë një etapë të re në Londër.

Klan News