Thomas Strakosha në ankand




Thomas Strakosha në ankand

15:00 17/05/2022

E ardhmja në Premier League, interes për portierin shfaq edhe Southampton

Pas Armando Brojës një tjetër futbollist i kombëtares shqiptare mund të provojë të veshë fanellën e Southempton. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, “shenjtorët” kanë shfaqur interes për portierin Thomas Strakosha. Gardiani po kalon ditët e fundit te Lazio dhe Premier League angleze shihet si kampionati i së ardhmes për të.

Lehtësimi është i madh pasi gardianit të kombëtares i përfundon kontrata në Verë te bardhekaltrit dhe do largohet me parametra zero. Strakosha nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me Igli Taren dhe presidentin Claudio Lotito, ndaj ka vendosur të largohet nga klubi kryeqytetas dhe Serie A.

Deri tani janë përmendur dy pista konkrete, londinezët e Fulham të sapongjitur në elitë dhe “shenjtorët” e Southampton. Dy skuadra tepër interesante për karrierën e Strakoshës, që në moshën 27-vjeçare është gati për të nisur një aventurë të re. Portieri do largohet nga Lazio pas 10 viteve në kryeqytetin italian, teksa në karrierën e tij ka provuar të veshë edhe fanellën e Salernitanës.

Klan News













Të ngjashme