Tekniku: Nuk e prisja ofertën, mendoja karrierën larg Gjermanisë

“AND-ja e Bayern ka të bëjë me fitoren. Kjo skuadër është një nga më të mirat në Europë. Mezi pres të punoj dhe të fitoj çdo titull me këtë skuadër.”

Me këtë fjalë është prezantuar te Bayern Munich trajneri Thomas Tuchel. Gjermani e konsideroi si tepër komode rikthimin në Bundesligë, teksa tregoi edhe emocionet e ofertës së gjigantit bavarez.

“Është një përgjegjësi e madhe. Kisha një arsyeje personale që unë të punoj këtu, pranë familjes sime. Nuk e prisja, pasi nuk kisha asnjë kontakt më parë. Mendova se do të vazhdoja karrierën time jashtë vendit.

Pushimet e kombëtareve do të shfrytëzohen nga tekniku për të përmirësuar skuadrën.

“Koha nuk është ajo e duhura në dispozicion. Fitimi i titujve është ende i mundur. Prandaj gjithçka do jetë në lidhje me detajet. Po pres me padurim.”

Bayern Munich gjendet në vendin e dytë në Bundesligën gjermane, pas krahëve të Dortmund, teksa ka siguruar raundin çerekfinal të Champions League.

Klan News