Serena Williams është një nga 100 personat më me ndikim në botë për vitin 2025 sipas revistës Time. Gjithashtu, ajo është një nga 5 të përzgjedhurit për një kopertinë.

Në intervistë, ajo rrëfen për një nga momentet më pikante të këtij viti, paraqitjen e saj në Super Bowl  gjatë performancës së Kendrick Lamar.

“Jemi përpjekur të bëjmë diçka bashkë prej  vitesh”, rrëfen ajo. Ai e kishte parë duke bërë “crip walk” gjatë Lojërave Olimpike në Londër,  një kërcim me prejardhje nga banda Crips në Los Angeles. Kërcimi i  kushtoi shumë Serena pasi media dhe rrjeti ‘e kryqëzuan’.

Por Lamar donte që ajo ta bënte sërish, pavarësisht se ylli i tenisit nuk e mendonte veten aspak si një person që mund të vidhte vëmendjen.

Performanca mori 125 ankesa, madje disa thanë se Williams po promovonte “lidhje kriminale”. Disa madje e morën si thumb ndaj ish-it të saj, Drake me të cilin Lamar ka një sherr të hapur. Më në fund, ajo tregon të vërtetën pas kësaj.

“Nuk e di nëse pendohem ose jo”, shprehet Serena për vendimin e marrë. “Nuk e di përgjigjen e kësaj.”.

Por a ishte ‘kunjë’?

“Absolutisht jo. Nuk do ta bëja kurrë. Ishte e trishtë që të gjithë e mendonin. E respektoj si mundeshin.  Sigurisht që e di sesi dikush do ta mendonte. Por absolutisht jo. Nuk kam pasur kurrë ndjenja negative ndaj tij. Njihemi prej vitesh”, u shpreh ajo./tvklan.al