Një 34-vjeçar është vënë në pranga ndërsa shoku i tij është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë thyer xhamat e 6 makinave per vjedhjen e aksesorëve.

Flogert Hasa, me banim në Tiranë dhe i dënuar më parë u arrestua nga policia, ndërsa shoku i tij 24-vjeçar me iniciale P. A. është shpallur në kërkim.

Të mërkurën rreth orës 03.00 në rrugën “Thoma Koxhaj” në Kombinat, ata dyshohet se  kanë thyer xhamat e 5 automjeteve, si dhe kanë vjedhur kasetofona dhe bateri të këtyre mjeteve.

Në një banesë afër shtëpisë së Hasas u gjetën aksesorët e vjedhur, bateri dhe kasetofonë.

Forcat blu thanë se dy të dënuarit edhe më parë për vjedhje, dyshohen se janë autorët edhe të vjedhjes së një tjetër automjeti në rrugën ”Foto Xhevella”.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ata dyshohen se mund të kenë kryer./tvklan.al