Besnike Miti, denoncon në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan Luljeta Pashollarin, e cila ka një pastiçeri në zonën e Pazarit të Ri. Ajo tregon se nisi punë në mesin e tetorit 2024, por e pasiguruar muajin e parë pasi ishte në provë.

Në muajin dhjetor i ndodh një incident në punë dhe thyen krahun e për këtë mori 15 ditë leje e më pas një muaj. Kur Besnikja paraqitet në punë për të rifilluar sheh se e kishin zëvendësuar. Ajo kërkon raportin mjekësor 15-ditor por i thonë kur të kenë para, ndërsa një muaj duhet t’ia marrë shtetit.

Luljeta Pashollari: Dhjetorin, janarin, ia kemi kaluar ne? E kam paguar, thotë!

Qytetarja: Unë nga sistemi e mora, nga e-Albania.

Pronari: E kam paguar pardje. Kur e ke marrë ti?

Qytetarja: Dje e mora.

Pronari: Jo, s’ka dalë akoma.

Luljeta Pashollari: Janë ato 12 ditë që do të paguhen.

Pas ndërhyrjes së gazetares, dy pronarët ia paguajnë shumën për 15 ditët e punës, ndërsa për pjesën tjetër, i thonë se ka aplikuar ekonomisti te sigurimet.

Gazetarja: Besnike Miti ka qenë një punonjëse juaja.

Pronari: Po!

Gazetarja: I ndodhi një incident në punë dhe theu krahun. Përpos se humbi punën…

Pronari: S’e kam hequr, e ka lënë vetë.

Gazetarja: Dakord, ajo thotë që më hoqën se më zëvendësuan me dikë tjetër.

Pronari: Jo, e ka lënë vetë punën.

Gazetarja: Ka edhe një problem sa i përket raportit mjekësor.

Pronari: Hë vazhdo..!

Gazetarja: Ia  keni pasqyruar te sigurimet shoqërore siguracionet?

Pronari: Patjetër, patjetër, patjetër!

Gazetarja: Mund të ma vërtetojë ekonomisti? Kanë ardhur raportet?

Pronari: Nuk e di! Flisni me ekonomistin, ku di unë! Ia kam paguar, nuk bëhet fjalë, ia kam paguar, ia kam paguar vetë.

Gazetarja: E martë, po. M’i dërgo pak dy muajt e siguracioneve.

Pronari: Se s’i pagova të premten dhe ia kam kaluar të martën.

Gazetarja: Më nis një foto të asaj nëse s’e ke problem, të iki të interesohem te sigurimet.

Pronari: I kam kaluar të martën. E ke atje, “Luara” të martën./tvklan.al