47- vjeçari tregtonte mallra kontrabandë

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka thyer masës e sigurisë  “Arrest në shtëpi” dhe ushtronte veprimtari të paligjshme duke tregtuar mallra kontrabandë pa pullë fiskale.

Policia njofton se në pranga ka rënë A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë i cili edhe pse ka qenë me masë sigurie, të dhënë nga Gjykata e Apelit Tiranë, ushtronte aktivitet duke tregtuar mallra pa pullë fiskale, kryesisht cigare të markave të ndryshme,

47- vjeçari u konstatua në rrugën “Gjergj Legisi ”, Laprakë, duke lëvizura me automjetin e tij, në të cilin kishte të ngarkuara 58 steka cigare të markave të ndryshme, pa pullë fiskale.

Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kontrabandë me mallra qe paguhet akcizë”, “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabande”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave ” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”./tvklan.al