Xhamat e zyrës elektorale të Partisë Socialiste në Berat janë thyer.

Klan News mëson se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, në lagjen “30 Dhjetori”.

Sipas policisë dhe ekspertëve që kanë arritur në vendngjarje, zyra elektorale e PS është goditur me gurë.

Ekspertët po kryejnë veprime të mëtejshme, ndërkohë që është gjetur edhe guri me të cilin është goditur dera kryesore e zyrës.

Nuk dihet ende nëse dera është thyer në mënyrë të qëllimshme nga militantë të partive kundërshtare, apo nga ndonjë person tjetër.

Të tilla incidente janë shënuar edhe në zyra të tjera elektorale, para pak ditësh në Fier në zyrat e PDIU-së.

Policia ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar gjithashtu edhe kamerat e sigurisë për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Klan News