“T’i besosh Meghan Markle është njësoj si t’i besosh Pinokut”



“T’i besosh Meghan Markle është njësoj si t’i besosh Pinokut”

11:07 07/04/2021

Intervista e dhënë nga Meghan Markle dhe Princit Harry për Oprah Winfrey vazhdon të ndajë Mbretërinë e Bashkuar dhe ngre shumë polemika. Më 9 Mars, ish-prezantuesi i Good Morning Britain, Piers Morgan, u largua nga shfaqja e famshme ITV pas vërejtjeve të konsideruara fyese për dukeshën e Sussex.

Në një intervistë për Fox News, gazetari britanik i kthehet sërish akuzave, pasi ka qen një nga njerzit që nuk ka besuar në intervistën e bujshme të Meghan Markle.

“Shumë amerikanë besojnë se ajo që tha Meghan Markle nuk është e vërtetë, kjo është ajo që më acaroi. Ishte kjo ndjenjë në rritje që nëse nuk e besonit Meghan Markle, atëherë ju ishit problemi, ishit racist”, tha ai.

Morgan pretendon se kishte të drejtë që nuk i besoi “Dukeshës delirante” dhe Princit Harry  sepse “ka 17 akuza që janë verifikuar që nga ajo kohë, dhe ato janë ose plotësisht të rreme, ose tepër të ekzagjeruara, ose jo të demostrueshme. Të thuash që besoj Meghan, do të thotë t’i besosh Pinokut,” tha me shaka gazetari.

Piers Morgan veçanërisht vë në dukje mospërputhjet në deklaratat e Meghan Markle në lidhje me mendimet e saj vetëvrasëse brenda familjes mbretërore.

“E kam thjesht të pamundur të besoj se njerëzit në pallat mund të jenë kaq të pandjeshëm ndaj një gruaje që u thotë atyre se ka mendime vetvrasëse”, përfundon reporteri.

Gjithashtu Gazetari britanik është ndalur edhe tek konflikti midis dy vëllezërve.

“Unë e njihja mirë Princeshën Diana dhe mendoj se ajo do të ishte tmerruar nga ndarja midis Harry dhe vëllait të tij William. Ne do të dëgjojmë më shumë deklarata të bujshme prej tyre, sepse kjo është motoja e tyre e vetme, të ankohen”, tha ai.

Klan News







Të ngjashme