Debat mes Fahri Balliut dhe Auron Tares për Nexhmije Hoxhën

Debat mes Fahri Balliut dhe Auron Tares për Nexhmije Hoxhën

23:13 26/02/2020

Debati për ndarjen nga jeta të Nexhmije Hoxhës, gruas së ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, ka shkaktuar debat në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan.

Deklarata e Auron Tares kur tha se pas vdekjes së Enver Hoxhës, elita komuniste solli në pushtet skalionin e dytë komunist, duke përmendur këtu edhe emrin e botuesit Fahri Balliu, për të cilin tha se Nexhmijen e ka patur drejtoreshë dhe e njihte.

Ndërsa Balliu ka reaguar menjëherë duke mohuar këto pretendime, dhe i ka përmendur Auron Tares një takim që ka patur në zyrë me një shqiptaro-amerikane, dhe që kjo e fundit i theu fotografinë e Enver Hoxhës që mbante të varur në mur.

Auron Tare: Si Nexhmija si ata të tjerët, pra grupi që ishte pas vdekjes së Enverit, sigurisht me parjen çfarë ndodhi në Rumani me Çausheskun, morën masa për të sjellë në pushtetin e rrëzuar, skalionin e dytë komunist. Dhe po të shikosh, të gjithë ata që drejtuan në përgjithësi lëvizjen të quajtur demokratike pas ’91, vinin nga skalioni i dytë i komunizmit. Për shembull, dhe z.Balliu këtu e njeh mirë Nexhmijen se e ka pasur drejtoreshë. Zëri i Popullit ka qenë pjesa e …

Fahri Balliu: Unë s’e kam pasur asnjëherë drejtoreshë. Gazetarët e kulturës janë gazetarë të kulturës dhe s’kishin lidhje me atë. Por ti mund të kujtosh fare mirë kur kishe zyrën në Sarandë dhe të erdhi ajo shoqja shqiptaro-amerikane dhe të gjeti në zyrë portretin e Enver Hoxhës dhe ta theu, se ti e kishe me xham. Dhe ti u mërzite. Ke dhe babanë që mban arkivolin e Enver Hoxhës, kur po del nga jashtë i veshur me uniformë. Tani po të duash ke dhe të tjera. Kështu që ajo nuk ka lidhje me këtë që thua ti. Librin kundër Nexhmijes e kam shkruar unë. Ato akulloret e Nexhmijes dhe të Enverit i ke ngrënë ti dhe vazhdon ti hash në atë parti që je.  /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi