Akademia e çmimeve Oskar duhet të vendosë se çfarë do të bëjnë me regjisorin Harvey Weinstein.

Bordi drejtues do të organizojë një mbledhje urgjente këtë të shtunë, për të diskutuar akuzat kundër regjizorit dhe çfarëdolloj veprimi të autorizuar nga akademia.

Sipas një deklarate për mediat, ata u shprehën se veprimet e përshkruara në akuzat kundër Weinstein, janë joetike dhe nuk përputhen aspak me standardet e larta të komunitetit artistik që akademia përfaqëson.

Kompania Weinstein ka fituar një sërë çmimesh Oskar me filmat hit si “Silver Linings Playbook,  The King’s Speech dhe “Django Unchained”.

Ndërkohë edhe Hilari Klinton ka deklaruar në një intervistë me CNN, që do të dhurojë të gjitha paratë të cilat regjizori famëkeq ka kontribuar në fushtatat e saj politike. Klinton u shpreh se veprimet e tij janë të patolerueshme dhe se çdo monedhë do të dhurohen për bamirësi.

Burimi: KLAN PLUS

Gazetare: Xh.Kuta