“Ti je futur në politikë me… e dinë të gjithë”

Posta

“Ti je futur në politikë me… e dinë të gjithë”

21:53 31/10/2019

Arben Ahmetaj përplaset me Argon Shehajn

Këtë të enjte në emisionin “Opinion” ish-Ministri Arben Ahmetaj është përballur ashpër me ish-deputetin e PD, Agron Shehaj, ndërsa diskutimi ishte fokusuar tek përplasja e PD dhe PS për oligarkët.

Ahmetaj duke iu drejtuar Shehajt u shpreh se ky i fundit i është futur politikës pasi kishte ortakë në Vlorë, ata të cilët i quajti si “shokët e tij, të cilët kanë bërë ato që kanë bërë”, por duke mos përmendur emra.

“Po ti me kë je ortak sot, pse je me ata të Vlorës që kanë bërë ato që kanë bërë? Do të t’i them? Ata shokët e tu, i di ti”, është shprehur ish-ministri Ahmetaj.

“Në Vlorë nuk kam asnjë ortak, m’i jep emrat e ortakëve”, ka replikuar Shehaj.

Arben Ahmetaj: Ti pse ke ardhur? Si ka mundësi që të gjithëve nuk u ecën biznesi dhe ty të ecën biznesi në Shqipëri?

Argon Shehaj: E di pse kam ardhur? Se pashë ty gjithë këto vite dhe thash ‘unë nuk mundem të mos futem në politikë’. Pashë ty dhe shokët e tu.

Blendi Fevziu: Pse kaq i dobët t’u duk?

Agron Shehaj: Jo ai nuk është i dobët, është shumë i zoti për veten e tij, por shumë i keq për Shqipërinë, nga ana profesionale dhe politike, jo si njeri… T’i ndajmë gjërat.

Arben Ahmetaj: Ti e di si je futur në politikë vëlla. Ti je futur në politikë me … e dinë të gjithë, Vlorë Shqipëri… e di ti.

Agron Shehaj: Këto janë broçkulla./tvklan.al


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT