Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur Eneda Tarifa u shpall fituese e “Këngës Magjike 2019” me këngën “Ma zgjat dorën”.

Kënga është realizuar në bashkëpunim me kantautorin e suksesshëm Flori Mumajesi dhe Eneda ia ka adresuar të gjitha meritat pikërisht atij.

Por, edhe Flori në një postim të bërë në Instastory, ka treguar se atëherë kur askush nuk e përkrahte, kur askush nuk e konsideronte për atë që është sot, Eneda ka qenë pikërisht aty dhe ja ka zgjatur dorën. Kantautori e konsideron Enedën një aset, ndërsa veten e tij shumë të vogël para saj.

Jo sepse fitove! Vitin tjetër dikush tjetër do jetë fitues dhe çfarë? Të njoh prej 20 vitesh dhe kur mua askush nuk më konsideronte ishe aty dhe ma ke zgjatur dorën! Jam i vogël para teje, por ta them me bindje ti je aset! Urime zemër”. /tvklan.al