Takimi i Xhonit dhe Anxhit i transmetuar ditën e sotme në “Love Story” në Tv Klan kishte në epiqendër faktin që konkurrentja është mama.

I pyetur nga Alketa se a çfarë do të ndodh nëse ai do të dashurohet me Axhin, Xhoni ka thënë se do ta marrë me çunin në Hamburg.

Më pas kanë qenë konkurrentët ata që kanë dhënë mendimet e tyre si do të reagonin nëse do të bienin në dashuri me një nënë me fëmijë.

Vilian: Nëse e do një njeri, e merr jo vetëm me një fëmijë, por me 5.

Rei: Nuk e paragjykoj fare, nëse do të jetë dashuria në mes, pse jo.

Franko: Nuk e kam aspak problem dhe do ti them asaj goce bravo i qoftë sepse jeta vazhdon.  

Xhoni: Mami im ka qenë 14 vjeç, ka qenë fëmijë për vete.

Daniela:  Xhoni a të përqafoj pak?

Xhoni: 14 vjeç dhe të na rritësh me respekt dhe me kulturë, unë jam ky që jam prej saj dhe s’ja harroj kurrë.

Alketa: Kur ne e pyetëm ne si produksion ajo tha:

E kam ndjekur rrugëtimin e Anxhit dhe Xhonit, më pëlqen shumë Anxhi që ka marrë këtë guxim dhe ka ardhur në Love Story dhe i them bravo, unë si nënë them se çdo person kaq i guximshëm si Anxhi duhet të kishte më shumë. Në qoftë se ata do të vazhdonin të dy bashkë, pse jo, unë nuk jam kundër

Anxhi: Falenderoj Xhonin për takimin dhe mamin e Xhonit sepse fjalët e saj janë një mbështetje e madhe.

Klaudia: Sa i përket çunave, nuk më duken të sinqertë.

Daniela: Do e pranoje ti një mashkull me një fëmijë?

Klaudia: Nëse e dua atë person, po.

Ndërkohë, në studio është ndezur debati me Xhonin pasi Kristi ka thënë se shoqëritë që kanë shumë single mom, janë të dështuara.

Kristi: Për mua single mom është një box i pandorës dhe ka tendencë të rrezikshme, unë do të mendoja dy herë para se të vazhdoja një marrëdhënië me një mama, mbi të githa unë vë përgjegjësinë dhe fëmijët.

Xhoni: Çfarë faji kishte mami im se ka rrit dy fëmijët dhe i ka ikur burri, dhe ajo prapë do të kërkojë dashurinë e jetës.

Kristi: Unë po flas për tendenca sociale, shoqëritë ku ka tepër single mom janë të dështuara.

Xhoni: Ti ofendon të gjitha nënat. Po nuk e dashurova unë Alketën, si do të dal me Alketën?

Kristi: E ke shumë gabim sepse për mua kjo është diçka shumë private.

Roberti: Pak më parë patëm një keqkuptim këtu, këto nuk janë personale dhe përplasja me Bleonën nuk ishte personale. Unë me Bleonën kam marrëdhënie të mirë. Kërkoj ndjesë, por që femra është e interesuar tek gjërat, e ka thënë shkenca. Modeli që ne po shesim si shoqëri në Europë dhe në Amerikë, është patriarkal ku rrinë me prindërit.

Anxhi: Desha t’i thoja Kristit se të gjitha single mom, janë si pasojë e meshkujve që nuk janë të aftë të marrin përgjegjësi.  

Kristi: Tani po luan kartën e viktimës dhe këtë se duroj fare.

Anxhi: Unë nga një mashkull nuk kërkoj anën e ekonimosë. Nuk kërkoj unë nga ty mbështetje ekonomike. Që të futesh në familjen time të vogël duhet të jesh taman burrë./tvklan.al