Regjisori Petri Bozo e  ka mbyllur vitin 2023 me sukses me “Netët e klipit shqiptar”, “Miss Shqipëria” dhe “Miss Globe”. Por në vitin 2024 “Netët e klipit shqiptar” do të ndodhë përpara fillimit të Euro 2024.

Këtë lajm regjisori e dha në “Aldo Morning Show” në Tv Klan duke shtuar se po punon edhe mbi një dokumentar për kombëtaren tonë. I vetmi “problem” që Bozo ka është grupi me të cilin Shqipëria konkurron në Europian sepse aty ndodhet edhe një prej skuadrave të preferuara të tij, Italia por po  mendon një zgjidhje interesante.

Petri Bozo: Për 2024 ka filluar faza përgatitore e festivalit të klipit se për shkak të kampionatit europian që e transmetoni ju unë do të avancoj pak me datat e projekteve për të mos u përplasur në qershor.

Aldo: Është në qershor ë?

Petri Bozo: Po. Kështu që “Miss Shqipëria” do ndodhë para fillimit të Europianit.

Aldo: Shih ndonjë datë të ndërmjetme apo… duke parë e duke bërë?

Petri Bozo: Jo po ngaqë jam futbolldashës dhe tifozdashës kam planifikuar që të bëj edhe një dokumentar të gjatë për historikun e ekipit kombëtar në Gjermani kështu që jam duke ndërtuar urat edhe për këtë projekt.

Aldo: Do ikësh andej?

Petri Bozo: Po. Do e bëj me shumë qejf.

Aldo: I ke qejf ti?

Petri Bozo: Po, futbolli është pasion. Problemi është si do ia bëj kur të luajmë me Italinë se që tani po mendoj një fanellë që të jetë gjysma me kuq e zi dhe gjysma e kaltër. E kam parë një gjë të tillë kur bëra një dokumentar për ndeshjen Itali-Shqipëri në Palermo, para 7 vjetësh. Arbëreshët zbrisnin nga shtëpitë e tyre, nga fshatrat malorë me flamurin shqiptar dhe italian. Kur i pyesje si do të dalë ndeshja, “për ne barazimi do ishte ideal thoshin që asnjë mos të fitojë, të gjithë të dalin me një pikë”.

Aldo: Atë ku ta gjejmë!

Petri Bozo: Kjo është hipotetike pastaj se grupi është shumë i fortë, mendoj që ekipi jonë ka premisa shumë të forta edhe për të kaluar grupin mendoj./tvklan.al