Tifozët e Tiranës ishin më të shumtë në një nga sheshet e kryeqytetit se në stadiumin “Selman Stërmasi” për derbin me Partizanin.

Grupimi “Tirona Fanatics” ishin grumbulluar për të parë ndeshjen në një ekran gjigand. Një tribunë bardheblu e improvizuar, ku nuk mungonin edhe fëmijë e familjarë. Një atmosferë si në stadium, por ku dëgjoheshin vetëm thirrjet e tifozëve dhe jo të lojtarëve.

Nuk munguan edhe parrullat kundër klubit, që lejoi Partizanin të luante ndeshjet në shtëpi në “Selman Stërmasi” arsyeja pse ultrasit bojkotojnë shkallët e stadiumit. Gëzimi më i madh ishte goli i Olsi Teqes, që barazoi përkohësisht rezultatin. Kjo bëri që tifozët të shpërthenin në brohoritje.

Goli i Caleb Ekuban ndali festën, edhe pse mbështetja e ekipit në distancë nuk rreshti deri në fund.

Tv Klan