Mund të fitojë Europianin si në 1992

Ashtu si në Europianin e 1992 Danimarka edhe këtë kampionat kaloi grupin me vetëm një fitore. Në atë kohë arriti të fitonte edhe trofeun. Suksesi i thellë 4-1 ndaj Rusisë me golat e Damsgaard që zëvendësoi Eriksen, Poulsen, Christensen dhe Maehle ishin qershia mbi tortë për të harruar atë tmerr që përjetuan në Danimarkë-Finlandë, kur Eriksen pësoi arrest kardiak dhe pa vdekjen me sy. Ndaj rusisë ishte vendimtare dhe danezët ia arritën.

E bënë për Christian Eriksen, e bënë për vendin e tyre, e bënë për njëri-tjetrin. Danimarka kaloi në fazën me eliminim direkt të Euro 2020 dhe kush nuk është i lumtur për këtë?

Në një natë tjetër të ngarkuar emocionalisht në Parken Stadium. Tifozët përjetuan ankthin më të madh teksa shihnin skuadrën e tyre që u kualifikua në vendin e dytë në Grupin B me vetëm tre pikë. Në të 16-at do të jetë një tjetër ndeshje që do të përjetohet si finale. Të gjithë janë gati për përballjen me Uellsin në Amsterdam këtë të shtunë.

Danezët po e përjetojnë ashtu si në ’92. Nën entuziazmin e një kualifikimi, ata besojnë se trofeu do të rikthehet në vendin e tyre.

Tv Klan