40 mijë persona në Piazza Duomo

40 mijë tifozë festuan Scudetto e arritur nga Milan në ditën e fundit të kampionatit. Ata u grumbulluan në Piazza Duomo, pasi qyteti mori ngjyrat kuq e zi për shkak se iu rrëmbye titulin Inter.

Mbështetësit e Milan e prisnin këtë sukses prej 11 vitesh dhe e festuan siç duhet. Situata kaloi në përgjithësi e qetë, pasi u regjistruan incidente të izoluara. Tifozët e Milan dogjën fanellën e në shenjë përbuzje, pasi u largua tek Inter verën e kaluar. Në shesh u shfaq edhe një traktor me rreth 20 tifozë. Masat e marra nga policia funksionuan.

Milan u shpall kampion i Italisë në javën e fundit të Serie A. Fitorja 3 – 0 në fushën e Sassuolo vendosi përfundimisht suksesi e ekipit të Sefano Pioli. Hera e fundit që kampionati italian e kishte mbyllur në 90 minutat e fundit ishte në sezoni 2009-2010 kur titullin e fitoi Inter.

Kësaj here ishte radha e Milan që të festonte. Ky trofe për Mila vjen pas 1976 ditësh. Kuqezinjtë kishin triumfuar ndaj Juventus në Superkupën e Italisë në 23 Dhjetor të 2016. Një triumf i arritur me një ekip të ri në moshë ose më saktë më i riu i periudhës ku fitorja vlerësohet me 3 pikë. Mosha mesatare e lojtarëve të aktivizuar është 26 vjeç e 97 ditë.

Tv Klan