Pritje speciale për Cagliarin nga tifozët e Napolit. Grupe të jugorëve u mblodhën poshtë hotelit ku po qëndronte skuadra sarde, për të prishur qetësinë në prag të ndeshjes më vendimtare të sezonit.

Një lumë skuterash, fëmijë me biçikleta duke bërtitur, rënë borisë dhe bërë zhurmë prishën gjumin e futbollistëve të Cagliarit.

Atmosferën e zbukuruar edhe fishekzjarret, ndërsa u ndezën edhe flakadanë për ta bërë perimetrin rreth hotelit në një arenë të vërtetë festimesh.

Shumë pak nga ajo atmosferë që e pret Cagliarin në stadiumin Maradona, që do të jetë i tejmbushur për ndeshjen që do përcaktojë edhe titullin kampion.

Klan News