Serbia në Beograd barazoi 2-2 me Rumaninë. Veç golave vëmendjen e tërhoqën tifozët rumunë, të cilët hodhën, ato që konsiderohen slogane politike dhe që janë të ndaluara në stadiume. “Kosova është Serbi” thërrisnin rumunët duke u solidarizuar me ultrasit vendas.

Thirrje patën edhe kundër organizmit europian të futbollit me parulla “UEFA – Mafia”.

Në të njëjtën kohë Kosova inauguroi me fitore stadiumin “Fadik Vokrri”. Në Prishtinë, skuadra vendase mundi 2-0 Ishujt Faroe në ndeshjen e Ligës së Kombeve. Arbër Zeneli dhe Atdhe Nuhiu shënuan dy golat e suksesit që e çojnë Kosovën në krye të grupit duke e pozicionuar edhe si favorite për t’i mbyllur sfidat në vendin e parë.

Në ndeshjet e luajtura një natë më parë për Ligën e Kombeve Portugalia pa Ronaldon mundi Italinë. Skuadra e Mançinit me shumë të rinj u mposht minimalisht 1-0 dhe bëri një lojë të dobët, por ishin me fat pasi portugezët shpërdoruan shumë raste.

Suedia u surprizua në shtëpinë e saj nga Turqia. Ekipi i Mircea Luceskut përmbysi dizavantazhin 2-0.

Tv Klan