Italia zgjedh blunë karakteristike, Anglia vishet me të bardha

Tifozët janë supersticiozë për të fituar trofeun e Europianit edhe për sa i përket uniformës që do të vesh kombëtarja e tyre në finalen e “Wembley-t”.

Një fakt i tillë është vënë re tek tifozët e Anglisë, që kanë kërkuar nga skuadra e tyre që të zgjedhin uniformën e bardhë kundrejt asaj të kuqes.

E gjitha kjo për shkak se Anglia ka fituar të gjithë ndeshjet e këtij turneu kur është veshur me të bardha. Për portierin do ketë një uniformë të gjelbër.

Ndërkohë nga ana tjetër, Italia luan si vendase në “Uembli” dhe i duhet të zgjedh uniformën e shtëpisë, atë blunë. Axurrët janë me shumë fat kur veshin këtë ngjyrë dhe tek kjo shpresojnë edhe këtë herë. Ndërsa Donnarumma do vishet me të verdha.

Klan News