Nis me vonesë ndeshja St. Etienne-Angers

Ndeshja e kampionatit francez mes Saint-Etienne dhe Angers nisi me 1 orë vonesë, pasi tifozët mbuluan fushën me flakadanë. Ultrasit e ekipit vendas të cilët ishin vendosur në tribunat pas portave e kthyen të pamundur fillimin e takimit, pasi flakët dëmtuan edhe rrjetat.

Një situatë kaotike madje për të shmangur incidente më të mëdha policia u grumbullua në anët e fushës. Ky reagim i tifozëve të Saint-Etienne erdhi pas situatës që po kalon ekipi pasi ka vetëm 5 pikë në 11 ndeshje.

Ata kërkojnë dorëheqjen e trajnerit dhe të drejtuesve të klubit. Këtë sezon ka patur disa trazira nga ana e tifozëve ku nuk ka munguar edhe ndërprerja përfundimtare e takimit.

Tv Klan